Prekëse/ Ish-senatori 95-vjeçar Bob Dole ngrihet nga karrigia me rrota dhe nderon George H.W. Bush (VIDEO)

Në moshën 95-vjeçare ish-senatori Bob Dole ka qenë i pranishëm në homazhet në Selinë e Kongresit amerikan, për të nderuar presidentin e ndjerë George H.W. Bush, i ndarë nga jeta orët e para të mëngjesit të ditës së shtunë.

Loading...

Edhe pse mbërriti aty me një karrocë me rrota, Dole ngrihet i ndihmuar nga dy shoqërues dhe qëndroi përpara arkivolit të mikut dhe dikur rivalit të tij, duke i bërë të gjitha nderimet si një veteran i Luftës së Dytë Botërore pavarësisht nga vështirësitë shëndetësore dhe ato fizike.