Admiral Zylfiu, i cili dje, bashkë me shumë moshatarë të tjerë dje i ka filluar mësimet për herë të parë, ka një çantë e cila mund të jetë më e veçanta në Kosovë.

Atë çantë, i ati i tij e ka ruajtur për 29 vite pikërisht për këtë ditë.

“Populli nuk vdes kurrë, përkundrazi ai sa vjen e rinohet”, ka shkruar Lavdimi në profilin e tij në Facebook, duke treguar edhe historinë çantës së të birit.

“Një rrugëtim sikurse i imi para 29 viteve me çantën time nga klasa e parë, në vitin 1990, të cilën e kam ruajtur plot 29 vite pikërisht për ditën e sotit”, shkruan ai, duke i dëshiruar suksese Admiralit, si dhe shokëve e shoqeve të tij.

“Zoti i ruajtë gjithë fëmijët e Kosovës dhe të botës!”, përfundon ai me urim postimin e tij.

Admirali ka filluar mësimin në klasën e parë, në shkollën fillore “Elena Gjika” të Prishtinës. I ati i tij, Ladvdimi, është kryetar i Federatës së mini golfit të Kosovës.

No tags for this post.