Një rast i dhunës në familjë është regjistruar në Malishevë, njofton Drenica Press

Sipas policisë së Kosovës:

“Viktima femër-Shqiptare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga djali i saj i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti është duke u hetuar”.

Pos Malishevës, një rast tjetër i dhunës në familje, ku nëna rrahet nga fëmijët e tyre u regjistrua edhe në Podujevë.

Mësohet se viktima femër K-Shqiptare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy fëmijët e saj, një femër dhe një mashkull K-Shqiptar. Nuk raportohet për të lënduar e as të arrestuar.  Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /Drenica Press/