Politikani shqiptar që ‘u ble’ me 340 mijë euro nga Greqia (Foto)

Disa media në Shqipëri kanë publikuar një listë me emra, që sipas të cilave, janë paguar me shuma të majme parash nga shteti i Greqisë.

Loading...

Në mesin e këtyre emrave ka gazetarë, politikanë e artistë dhe figura tjera të njohura në skenën shqiptare. Janë interesant emrat si Mustafa Nano, Noizy, Shpëtim Idrizi, Mentor Nazarko, etj., të cilët gjenden në këtë listë.

Por, kush është politikani që mori më së shumti para sipas këtyre raportimeve, nga shteti grek. Në listë, figuron emri i Shpëtim Idrizit.

Idrizi, sipas këtyre raportimeve ka marrë 340 mijë euro nga Greqia dhe interesant është fakti, se ai është kryetari i partisë kryesore çame në Shqipëri, Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet – PDIU.

Kjo parti, para pak ditësh ka braktisur koalicionin qeverisës dhe kjo pikërisht është bërë për mosrealizimin e kërkesave çame nga qeveria e Edi Ramës.

“Më duhet t’i jap sot një përgjigje Tsiprasit i cili me arrogancë deklaroi se çështja Çame nuk ekziston. Greqia është i vetmi vend që ka përzënë edhe hebrenjtë, është një shtet që nuk njeh asnjë minoritet. Dhe guxon të na imponohet ne për toponimet, varrezat shkollat. Pala shqiptare deklaron se kemi folur për çështjen Çame, por Greqia nuk pranon. Kaq? Kaq mjafton? Bushati dhe Kotzias hedhin valle. Si mund të kemi marrëveshje bashkëpunimi me një vend që nuk njeh çështjen çame, nuk njeh Kosovën dhe s’ka hequr ende ligjin e Luftës. Rruga e Shqipërisë është vendosur nga korifenjtë e Rilindjes, drejt Berlinit, Brukselit, Parisit dhe Uashingtoni. Rruga e Shqipërisë nuk është nga Greqia. Në momentin që hiqet Ligji i Luftës pretendimet tona pronësore, janë kërkesat tona legjitime që nuk na i heq kush. Çfarë u bë për statusin e shqiptarëve minoritar në Çamëri, çfarë u bë për hapjen e shkollave shqipe? Të drejtë të cilën shqiptarët e kishin që në vitin 1927”, kishte deklaruar Idrizi kur lëshoi koalicionin qeverisës.