Politikani nga Drenica-babait të ndjerë: E harrove plisin!

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje për Skënderaj, Hysni Mehani, ka shpërndar në llogarinë  e tij në Facebook , një poezi që ia kishte kushtuar babait të tij të ndjerë.

Loading...

Poezia titullohet “Harrove plisin”!

Drenicapress e sjell këtë poezi për lexuesit e saj…

Harrove plisin

Po bëhen dy vite që iku, iku e shkoi,
po plisin, plisin, a thua si e harroi?!
Mor pa plis ai nuk është vetja,
thonë se Gjyshin shkoi që ta takojë,
pa plis Gjyshin ai nuk guxon me takue,
do i thotë: o bir, o bir, ku ma le traditen,
kujt m’ja le oxhakun, ku ma le plisin,
që ma shëndritshe konakun.

Heu Bab, pa plis ti nuk ke ku shkon,
po të pres që të vish ta marrësh,
kam filluar të frikësohem që pritja më tradhton,
e di që babi vonohet por kurrë nuk mungon.

Plisin kur e harrove ma le një fije shpresë,
aromën po e ndjej, e njëjtë paska mbetë,
i vdekur, a i gjallë në mua ti frymon jetë.

M’fal Babë se mua po me rrëshqet loti,
po pres që të takoj por kot së koti,
po ta ruaj plisin se kështu e kem’ zakon,
nuk ia shfaqi diellit se më xhelozon,
nëse nuk vjen ta marrësh, do ta sjell tek Zoti,
veç kur të takohemi shpresoj që do të dish me mu arsytue,
qysh shkove pa plis, e ku më le mue..

Fotografia e Hysni Mehani