Policia po e merr në pyetje Gani Thaçin

Pranë Byrosë Kosovare të Sigurimeve, po merret në pyetje Gani Thaçi, pasi sulmoi fizikisht drejtorin e BKS’së dhe drejtorin e kompanisë së sigurimeve Illyria.

Loading...

Gani Thaçi, vëllai i Presidentit Hashim Thaci, ka sulmuar fizikisht dy persona në Byronë Kosovare të Sigurimeve.

T7 raporton se Thaçi po mbahet brenda BKS’së, ku kanë arritur policia dhe po e marrin në pyetje.

Gazeta Express ka mësuar se në mesditë vëllai i Presidenti Thaci ka rrahur fizikisht drejtorin e BKS’së, Blerim Pushkolli dhe drejtorin e kompanisë së sigurimeve “Illyria”, Gianni Sokolic, i cili është shtetas slloven.

Policia e Kosovës akoma nuk ka konfirmuar asgjë rreth këtij rasti.