Policia në Skoci lejon mbulesën fetare si uniformë zyrtare

Policia e Skocisë e ka bërë të ditur që mbulesa fetare tani do të jetë pjesë zyrtare e uniformës së policisë.
Ata kanë thënë se me këtë veprim shpreson që t’i inkurajojnë gratë e komunitetit mysliman të cilat ndoshta deri më tani nuk e kanë konsideruar të jenë police për shkak të uniformës, transmeton Klan Kosova.

“Jam i lumtur që ta bëjë këtë njoftim dhe ta shprehim mbështetjen për komunitetin mysliman që të bëhen pjesë e stafit të policisë”.

Loading...

“Si shumë të punësuar të tjerë, sidomos në sektorin publik ne jemi duke punuar që stafi jonë të përfaqësojë të gjithë komunitetet që jetojnë”, ka thënë oficeri i policisë, Phil Gormley.