Gjatë ditës së djeshme në Fushë Kosovë është raportuar për një vdekje të dyshimtë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në një livadh është gjetur pa shenja jete viktima e gjinisë mashkullore i komunitetit serb i cili ishte raportuar si i zhdukur, raporton lajmi.net.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Rasti po vazhdon të hetohet.