Policia konfirmon përleshjen fizike në Byronë e Sigurimeve

Policia e Kosovës ka konfirmuar se rreth orës 12:00 në Byronë e Sigurimeve ka ndodhur një përleshje fizike në mes të tre personave.

Loading...

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore të cilat konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes, po ndërmarrin veprimet e mëtutjeshme hetimore e procedurale”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, njofton Klan Kosova.

Në këtë përleshje thuhet se është i përfshirë Gani Thaçi.