Policia jep detaje për vrasjen në Prishtinë

Një person është vrarë sonte rreth orës 21:00 në Veternik të Prishtinës. Policia e Kosovës ka dhënë detaje për këtë rast.

“Sot rreth  orës 21:00, policia  ka marrë informacionin se në lagjen Vererrnik në Prishtinë,  ka pasur të shtëna me armë zjarri. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes”, ka treguar për Express, Flora Ahmeti zyrtare për informim në Policinë e Kosovës.

Loading...

“Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka hasur ne personin  mashkull, i cili pas plageve qe ka marrë nga arma e zjarrit ka nderruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekesor ne vendin e ngjarjes”.

Ndërkohë që hetuesit policor, me një intensitet të shtuar kanë ndërmarrë një varg  veprimesh operative e hetimore, në përpjekje për  të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.

Më herët është raportuar se disa hajna kishin hyrë për të vjedhur në një shtëpi, ndërsa pronari i saj ka shtënë në drejtim të tyre duke e lënë një të vdekur.