Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, ka ndodhur një aksident trafiku në afërsi të pikës kufitare në Morinë.

Si pasojë e aksidentit është plagosur një grua që ishte pasagjere e automjetit të përfshirë në aksident.

Aksidenti ka ndodhur si pasojë e humbjes së kontrollit, kur automjeti është përplasur me trafikndarësen.

Ballkani.info ka raportuar edhe mbrëmë rreth detajeve nga dëshmitarët e rastit.

Ngjarjen e ka konfirmuar edhe Policia e Shtetit në Shqipëri, të cilët kanë bërë të ditur se vetura ka qenë me targa kosovare, ndërsa gruaja e lënduar është jashtë rrezikut për jetë. /Ballkani.info

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.06.2019, në aksin rrugor Kukës-Morin, shtetasi kosovar S.S., banues në Prishtinë, duke drejtuar mjetin tip “Volvo”, ka humbur kontrollin e mjetit, ku për pasojë është përplasur me trafik ndarësen.

Për pasojë është dëmtuar pasagjeria shtetësja F.S., (bashkëshortja e drejtuesit të mjetit).

E dëmtuara është dërguar për mjekim në spitalin e Kukësit, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe Policia Rrugore po punojnë për shkaqet e aksidentit dhe dokumentimin e ngjarjes.