Një aksident trafiku me pasoja fatale është raportuar rreth orës 15:00 të datës 10 tetor 2018.
Aksidenti ka ndodhur në fshatin Lushtë të Mitrovicës, ku si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara ka ndërruar jetë viktima fëmija rreth 11 vjeçar.
Hetuesit e njësisë së trafikut rajonal, nën udhëheqjen e prokurorit të rastit, janë duke zhvilluar hetime për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me aksidentin fatal.
Me urdhër të prokurorit të rastit trupi i pajetë i viktimës së aksidentit është dërguar për obduksion.
Ndërsa ndaj të dyshuarit drejtuesit të minibusit, është caktuar masa e ndalimit policor.