Një person është arrestuar në Pejë, pasi gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar tri qese me substanca narkotike e cila dyshohet të jetë e llojit Kokainë.

Në konsultim me prokurorin është bastisur shtëpia e të dyshuarit me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar një armë automatike AK-47, dy karikator me 51 fishek të njëjtës armë, 35 fishek të kalibrit 9×19 mm, një peshore digjitale, disa qese të zbrazëta të ngjashme me ato që iu janë gjetur me substanca narkotike, 1850 euro para të gatshme dhe një telefon celular.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

 

No tags for this post.