Policia e Kosovës arreston një person për vjedhje në xhami

Policia e Kosovës ka identifikuar të dyshuarin i cili para katër ditësh kishte depërtuar me forcë brenda në xhaminë e fshatit Milloshevë të Obiliqit.

Loading...

I dyshuari  kishte vjedhur tre mikrofona dhe kishte tentuar ta thyente kasafortën, transmeton Indeksonline.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është intervistuar në paraburgim, pasi që i njëjti gjendet në paraburgim edhe për disa raste tjera të vjedhjeve në rajonin e Mitrovicës.