Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksident gjatë ditës së djeshm në Skenderaj.

Në raportin e policisë thuhet se aksidenti ka ndodhur në mes  të dy veturave civile.

Si pasojë e aksidentit gjashtë persona pësojnë lëndime trupore dhe të njëjtit dërgohen për tretman mjekësor në Spitalin e Mitrovicës. /Drenica Press/