Policia dyfishon shpërblimin për ata që japin informacione rreth vrasjes së Ivanoviqit

Kanë kaluar më shumë se nëntë muaj që nga vrasja e liderit të SDP-së në Mitrovicën e Veriut, Oliver Ivanoviq.

Policia aso kohe kishte vënë një shpërblim prej 10 mijë euro për secilin që mund të ofrojë informacione që do të çonin në zbardhjen e këtij krimi, transmeton lajmi.net.

Loading...

Mirëpo, shuma e vendosur atëherë është dyfishuar.

Kjo është konfirmuar sot për mediat serbe nga zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë për Resurse , Dejan Jankoviq.

Sipas tij, kjo shumë tanimë kap shifrën e 20 mijë eurove.

Ivanoviq u vra më 16 janar të këtij viti përpara zyreve të partisë së tij në Mitrovicën e Veriut.

Rastin e ka marrë në dorë Prokuroria Speciale e Kosovës.