Policia bastis 12 lokacione në Dukagjin, shtatë të arrestuar për fajde

Policia e Kosovës bëri të ditur për Telegrafin se sot ka ndërmarr një operacion policor në rajonin e Dukagjinit, me qëllim të luftimit të dukurive negative, që ndërlidhen me fajdet. Telegrafi mëson se disa nga bastisjet janë bërë në komunën e Deçanit.

Loading...

Daut Hoxha nga Policia e Kosovës bëri të ditur për Telegrafin se Policia ka kontrolluar 12 lokacione të 10 personave të dyshuar, ndërsa deri më tani janë arrestuar 7 persona. Tre persona të tjerë nuk janë gjetur dhe janë në kërkim.

Gjatë operacionit policor janë gjetur armë si dhe janë konfiskuar dëshmi të rëndësishme, si para dhe dokumente të ndryshme që mund të përdoren për procedim të mëtejmë ligjor.