Policia arreston një person për përfshirje në veprat penale ‘fajde’ dhe ‘detyrim’

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike, më 30.10.2018 rreth orës 10:00, ka zbatuar planin operativ për kapjen e personave të dyshuar për përfshirje në veprat penale ‘fajde’ dhe ‘detyrim’.

Loading...

Me urdhër verbal të gjykatësit të procedurës paraprake-Gjykata Themelore në Prishtinë, janë kontrolluar shtëpitë e dy të dyshuarve.

Në shtëpinë e njërit të dyshuar janë gjetur dhe sekuestruar:

  • 21 fishekë të kalibrit 6.35 mm,
  • 167 fishekë 7.65mm,
  • 1 x karikator me 7 fishekë 7.65mm,
  • 1 karikator i zbrazur,
  • 1 rreth me 7 fishekë 12 GA,
  • 4 karikator të zbrazur,
  • 5 dorëza të armëve,
  • 16 fishekë 7.65 mm,
  • 40 copa fishekë 7.62mm,
  • 100 copë fishekë municion me gaz,
  • 1 kuti e zbrazur për fishekë,
  • 1 pushkë gjysmë automatike,
  • CZ Vizor 70 kalibri 7.65 mm,
  • 2 thika,
  • 7 fishekë 9mm,
  • 2 fishekë 7.65 mm,
  • 1 armë automatike AK 47 me dy karikatorë dhe 39 fishekë 7.62mm.

Lidhur me gjetjen e armëve rasti i është referuar stacionit policor ‘Jugu’ Prishtinë, për të cilin është hapur rasti ‘mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve’

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda dhe me aktvendim të tij,  i dyshuari N. G. lindur me 1966, m/sh/k, dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Të përfshirë në veprat penale ‘fajde’ dhe ‘detyrim’ janë edhe dy të dyshuar tjerë të njohur për policinë.