Tahir Meha një patriot shqiptar nga Pekazi, aktivitetin e tij politik e kishte të përqëndruar kundër pushtetit serb në Kosovë.

Tahiri i është kundërvënë edhe me forcë sistemit pushtues jugosllav dhe më 13 maj 1981 si rezultat i kësaj kundërvënie, vritet nga forcat policore jugosllave. Tahir Meha në këtë përleshje sipas mediave jugosllave vrau 9 dhe plagosi 2 policë serbë, por ndryshe thotë një pjesëmarrës në këtë betejë, transmeton Dreniapress.info/

Këtë betejë të përgjakshme e ka rrëfyer edhe një policë serb, pjesëmarrës në këtë betejë ku kishte mbetur i plagusour.

“Diku në orët e mbrëmjes, pasi humbem rreth 30 shokë, vërtet nuk dinim më se si të vepronim. Kishim shtënë aq shumë sa që kishim përshtypjen se as mizat në kullë nuk kishin shpëtuar. U ndalem  dhe pritem nja 10-15 minuta. Nuk po shihej, nuk po dëgjohej asnjë lëvizje! E mora një sëpatë dhe me shumë kujdes u ofrova te dera e kullës. Fillova të goditja deren. Pas cdo goditje fshihesha prapa murit.Kurrfarë reagimi nga brenda. Krijova bindjen se Tahiri ishte vrarë. Me qëllim që të futesha brenda, fillova të goditja deren pandërprerë. Ne qast m`u duke sikur dëgjova ca hapa të lehtë dhe ndala. Prapë qetësi. Mendova se me kishin mashtruar veshët. Përsëri vazhdova me goditje. Më befasuan dy të shtëna revoleje. “Ohh nënë!” bërtita dhe dhashë alarmin për ndihmë duke e mbajtur syrin me të dyja duart. Në bazë të ekspertizës që është bërë me vonë është konstatuar se njeri plumb e ka goditur saktësisht bishtin e sëpates që e ka bërë plumbin ta ndërroj drejtimin. Pra, bishti i sëpates ma shpëtoj jeten! Plumbi tjetër më ka kapur në syrin e djathtë. Ndërsa deri në vrasjen e Tahir Mehes rreth orës 21:15 pasi tanku e kishte rrënuar kullen, humbem dhe shumë policë tjerë. Tahir Meha naj vriste një nga një vetëm me një pushkë M48 dhe një pistolet Walther P98-9mm”, ka rryëfyer ky policë serb./Drenicapress.info/

Fotografia e Tahir Meha

Related image

Image result for tahir meha kull