Polici që dyshohej se ka vrarë dy persona me ngjyrë shpallet i pafajshëm

Në Klivlend janë arrestuar 20 demonstrues pasi që gjykata ka liruar policin i cili ka vrarë dy meshkuj me ngjyrë.

Zëvendës shefi i Policisë Wayne Drummond tha se demonstruesit janë arrestuar mbrëmë pasi që nuk shpërndaheshin nga qendra e qyteti derisa një numër i madhi policëve ka përcjellë ngjarjet pasi lirimit të Michael Brelou, raporton AP.

Polici nga Klivendi është shpallur i pafajshëm edhe pse ka pasur dy aktakuza për vrasjen e një mashkulli dhe femre me ngjyrë në vitin 2012. Ky rast ka ndikuar në marrëdhëniet mes të bardhëve dhe të zinjve.

Oficeri Brel ishte një nga 13 oficerët e policisë të cilët hapën zjarr mbi Timothy Russell dhe Malisa Williams gjatë një ndjekje të policisë më 29 nëntor 2012.