Policëve u zgjatet orari i punës

Pjesëtarëve të Policisë së Kosovës u është zgjatur orari i punës. Nga sot ata do punojnë edhe 4 orë shtes, duke bërë kështu që orari i punës së tyre nga 8 orë të zgjatet në 12.

Loading...

Ky vendim është marrë nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë..

Telegrafi ka kontaktuar me zëdhënësin e policisë, Daut Hoxha i cili ka thënë se këto vendime bëhen varësisht prej nevojave që ka Policia.

Policia e Kosovës, varësisht prej nevojave operacionale, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, me qëllim të parandalimit të veprave penale dhe me qëllim të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive te saja, angazhon zyrtarët policor në orar 8 apo 12 orësh”, tha Hoxha.