Pogba nuk e ka refuzuar Ligue 1

Paul Pogba është një nga futbollistët më të mirë në futbollin botëror dhe agjenti i tij, Mino Raiola, është i vetëdijshëm se konkurrenca në mesin e klubeve më të pasura të planetit do ta rrisë çmimin e klientit të tij.
Super agjenti italian ka mohuar thashethemet se klienti i tij, Paul Pogba, ka refuzuar PSG, pasi Ligue 1 e konsideron një ligë të vogël për të.
“Jo, Ligue 1 nuk është shumë e vogël për Paul Pogba. Për të çdo klub i madh është interesant, pavarësisht ligës”, ka thënë Raiola.
Ky reagimi i Raiolas erdhi, pasi ditë më parë gazeta spanjolle “AS” ka shkruar se Paul Pogba e ka refuzuar PSG, pasi nuk dësgiron të luaj në Ligue 1.