Pogba ka ‘gënjyer’, e ëndërron rikthimin te Juventus

Paul Pogba duket se ende është i pavendosur rreth të ardhmes së tij.

Paul Pogba kishte deklaruar ditë më parë se ai është i lumtur te Manchester United, por një gjë e tillë duket se nuk qëndron.

Loading...

‘Corriere dello Sport’ ka zbuluar se mesfushori francez e dëshiron rikthimin te Juventusi, përcjell “lajmi.net”.

Paul Pogba ka folur me ish-bashkëlojtarët e tij, ku u ka thënë se ai dëshiron te rikthehet në Torino.

Francezi nuk ka raporte të mira me Jose Mourinho, mirëpo është i etur edhe për trofe, andaj kërkon të rikthehet te ‘Zonja e Vjetër’. /Lajmi.net/