Podujeva në terr, qytetarët që disa orë pa rrymë

Qytetarët e Kosovës këto ditë po përballën me reduktime të ashpra të energjisë elektrike.

Me orë të tëra ata ballafaqohen me mungesë të energjisë, raporton Indeksonline.

Edhe sonte, banorët e disa fshatrave të Podujevës po qëndrojnë në terr. Që nga ora 9 e mëngjesit e deri në ora 16:20 kanë qenë me mungesë të energjisë, ndërsa është ndalur përseri në ora 18:00.

Kjo gjendje aspak e mirë me energji e ka bërë që të reagoj edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Ai ka kërkuar përgjegjësi prej KEK dhe KEDS, derisa e ka quajtur të patolerueshme.

Ndërsa, KEK përmes një njoftimi për media ka thënë se nuk është përgjegjësi e tyre për reduktime, por e KEDS-it si furnizues që është që nga viti 2013.

Foto është realizuar në fshatin Peran të Podujevës./Indeksonline/