Po kthehej për në Shqipëri, policia i bllokon 20 mijë paund emigrantit shqiptar që vinte nga Britania

Policia Kufitare i ka bllokuar një emigranti shqiptar që po kthehej nga Mati një sasi parash prej 20 mijë e 300 paund. Shqiptari nuk i kishte deklaruar këto para në kufi teksa po hynte, ndërkohë që paratë ndodheshin në një makinë. Shqiptari me inicialet B.D.,40 vjeç ishte nga Mati dhe prej 7 vitesh qëndronte në Angli. Paratë iu gjetën të fshehura në tavanin e makinës.

Loading...

Njoftimi i plotë:

Policia Kufitare në bashkëpunim me Doganën dhe Sektorin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës i bllokojnë një shtetasi nga Mati, 20300 paund britanik, i cili nuk i deklaroi në kufi gjëtë hyrjes për në Shqipëri.


Kontrolli i imtësishëm në kuadër të bashkëpunimit me Policinë italiane në Bari nëpërmjet Zyrës së Oficerit të Kontaktit të Policisë së Shtetit në Itali, për një mjet që dyshohej se ishin fshehur vlera monetare.

Më datën 21.10.2018 është përzgjedhur për kontroll të imtësishëm shtetasi B.D, 40 vjeç lindur në Mat dhe rezident prej 7 vitesh në Londer Angli, i cili kishte mbritur në Durrës me tragetin e linjës Bari- Durrës .

Nga kontrolli personal në prani të doganës, shtetasit B. D. i’u gjetën 5300 paund si dhe gjatë kontrollit të imtësishëm të mjetit, Policia gjeti të fshehura në tavanin e mjetit dhe 3 pako me vlera monetare 15.000 paund britanik.


Policia Kufitare ka bërë bllokimin e sasisë prej 20300 paund britanik ndërsa veprimet e mëtejshme po i kryen Drejtoria Vendore e Policisë Durrës për veprat penale “ Mosdeklarim të ardhurave në kufi” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”.