Një fëmijë 3-vjeç ka humbur jetën, pasi u përplas për vdekje nga një makinë paraditen e sotme.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Drenovicë te Ura Vajgurore, ndërsa drejtuesi i makinës A.H. 48-vjeç u largua nga vendi i ngjarjes, por u arrestua më pas nga policia.

Gazetari i Report Tv në Berat raporton se aksidenti ka ndodhur para shtëpisë së fëmijës. 48-vjeçari ka qenë me shpejtësi, ndërsa fëmija po kalonte në rrugë në momentin që u godit për vdekje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, Seksioni për të Mitur, për veprime të mëtejshme.