Po festohet në Alianz Arena (Foto)

Bayern Munchen ka ngritur lartë trofeun e Bundesligës në Alianz Arena, para tifozëve të tyre, titull të cilin po e fitojnë për të 25 në histori të klubit.

Bavarezët, të udhëhequr nga Pep Guardiola, e dominuan kampionatin gjerman këtë edicion, duke krijuar diferencë pikësh nga ndjekësit, që në javët e para.

Ky është titulli i tretë radhazi i Bayernit, ndërsa i 10-ti në 15 sezonet e fundit.

Vitet kur Bayerni i fitoi titujt e Bundesligës: 1932, 1969, 1972, 1973, 1974, 1980, 1981, 1985, 1986, 1987, 1989, 1990, 1994, 1997, 1999, 2000, 2001, 2003, 2005, 2006, 2008, 2010 ,2013, 2014 ,2015.