‘Po dh*es’, Miss Letonia shtang publikun shqiptar (Video)

"Miss Letonia" e ftuar në "Xing me Ermalin"

Petro Bozo ishte i ftuar mbrëmjen e kaluar në emisionin “Xing me Ermalin” së bashku me 45 bukuroshe nga e gjithë bota të cilat konkurrojnë për “Miss Globe”.

Mirëpo teksa të gjitha miset po bënin fjalimin falënderues që bëhet zakonisht pasi merret kurora por në gjuhën e tyre amtare, Miss Letonia ka lënë gojëhapur të gjithë publikun.

Loading...

Ajo shkaktoi shumë të qeshura në publik pasi fjala “Faleminderit” në gjuhën letonisht tingëllonte me “Po dhj*s”.

Teksa moderatori Ermal Mamaqi po i shpjegonte biondes që kjo fjalë nuk ka një domethënie të mirë në gjuhën shqipe, ajo u shpreh se s’kishte ç’të bënte pasi kështu i thonë “Faleminderit” në vendin e saj.