Po afrohet sfida e shekullit në UFC

Ben Askren do të debutojë në UFC 233 ndaj Robbie Lawler në janar.

Loading...

UFC e ka zyrtarizuar lajmin ditën e mërkurë, duke konfirmuar raportet e ESPN. UFC 233 do të zhvillohet në Honda Center më 26 janar në Anaheim.

Askren, pjesë i ekipi amerikan në Lojërat Olimpike të vitit 2008, është shkëmbyer me Demetrious Johnson, i cili tashmë është në ONE Championship.

Askren mbahet si një nga luftëtarët më të mirë të historisë, i cili nuk ka konkurruar në UFC. Por kjo do të ndryshojë në janar.

Lawler ritkheht në kafaz pas humbjes me Rafael Dos Anjos dhjetorin e kaluar.

Evenimenti kryesor i UFC 233 është T.J Dillashaw ndaj Henry Cejudo për titullin e peshës flutur.