Plaku nga Vushtrria pretendon se ka arritur ta shërojë kancerin e lëkurës

Ka rreth 60 vite që merret me përpunimin e ilaçeve të cilat kanë përmbajtje bimore. 74 vjeçari nga Vushtrria, Halil Braha po pretendon se me ilaçet që i përgatitë ka arritur që ta shërojë edhe kancerin e lëkurës. Thotë se terapitë e tij bëjnë mrekulli edhe për hemorroide. Puna e tij po kërkohet edhe jashtë Kosovës.

Loading...

Me mjekësi popullore merret që kur ishte fëmijë. Këtë punë, Halil Braha 74 vjeçar nga komuna e Vushtrrisë për Gazetën Express, thotë se e ka trashëguar nga familjarët e tij. Ai prej më shumë se 60-viteve merret me përpunimin i laçeve të cilat kanë kryesisht origjinë bimore.

Vendi ku i përpunon ilaçet Halil Braha
Mjeku popullor, Braha, tregon se me terapitë e tija ka arritur që ta zhdukë kancerin e lëkurës.

“Nëse pacientët vijnë në një fazë te hershme pa problem ia largojmë kancerin e lëkurës. Ka pas raste kur ia kemi largu. Tash bilës së fundmi një pacientit në vesh kemi arritur që ‘t’ia largojmë “, thotë Braha.

Tutje ai tregon edhe për sëmundjet e tjera të cilat thotë se ua ka gjetur ilaçin. Për hemorroide ai thotë se është ekspert.

“Familja jonë brez pas brezi është marrë me mjekësi bimore. Unë për këtë punë që e bëjë kam lexua shumë literaturë, kamë bërë hulumtime, kam bashkëpunua me kimistë, biologë. Unë këtë punë gjithë e kamë dashtë. Fatbardhësisht kësaj pune asnjëherë nuk iu kam nda. Sot në këtë moshë që e kamë janë disa rezultate të mira. Për hemorroide, bajamet, kancerin e lëkurës, psoriazës, sheqerin. Unë vetëm aty ku e di që ilaçet e mia kanë efekt unë i dha ilaçet”, shpjegon mjeku popullor.

74-vjecari, Halil Braha, thotë se bimët për përpunimin e ilaçeve i mbledhë në Kosovë.
“Bimët për përpunimin e ilaçeve kryesisht i marrim në Kosovë. Ne diku nga 300 deri në 400 bimë që jemi mundu me i shfrytëzua tash kemi ardh diku në rreth 50 bimë. Kërkesa për këto bimë ka shumë kërkesa, madje edhe nga personalitete të njohura kosovare”.
Tutje tregon rreth përpunimit të këtyre terapive.

74 vjeçari nga Vushtrria
“Ilaçet, konservimi zakonisht kur dëshirojmë me e nxjerrë yndyrën e bimës, ilaçet i lemë gjithë verën që të qëndrojnë në diell. Konservimi bëhet kryesisht me vajra me presion të lirshëm natyral nga rrezet e diellit. Asnjë bimë nuk lejojmë që të thahet në diell, pasi që e humb përmbajtjen”, shpjegon për Express, mjeku popullor, Halil Braha.

E kërkesa për terapitë e këtij personi, ka shumë edhe jashtë Kosovës. Zvicra, Gjermania, Austria e Sllovenia janë vetëm disa nga destinacionet ku Halil Braha thotë se i eksporton ilaçet e tija të cilat kanë përmbajtje bimore.