Rekordin e martesave e ka thyer një 85-vjeçar, i cili është martuar plot 130 herë.

Burri 85 vjeçar është nga Kenia dhe quhet Ancentus Akuku. Martesa për të është një proces shumë i thjeshtë mirëpo kërkon agazhim të madh.

Sipas tij njeriu duhet të martohet dhe të shkururzohet saherë që gjen dike më të përshtatshëm për vete. Ai ka deklaruar se i është dashur shumë mund dhe diktaturë për të pasur familje të lumtur.

“Martesa nuk është ndonjë problem shumë i madh për mua. Ajo që jam munduar shumë është haromonia në familje, dhe për t’u krijuar kushte atyre”, ka thënë ai.