PK arreston një të dyshuar që transportonte drogë e eksploziv në Gjilan

Policia e Kosovës përmes rrugëve operative ka pranuar informatë se personi i dyshuar E.L., me veturën “Jeta” me targa K,S është duke e bërë transportimin e një sasie të substancave narkotike.
Hetuesit e antidrogë nga shtabi qendror që veprojnë në Gjilan se bashku me një njësi të Trafikut kanë ndalë veturën dhe gjatë kontrollimit të saj janë gjetur dy qese të dyshuar me substancë narkotike të llojit Heroinë.
“Me urdhër të Gjykatësit të Procedurës Paraprake janë kontrolluar shtëpia dhe objektet përcjellëse në fshatin Hogosht ku gjatë kontrollimit në shtëpin e të dyshimtit janë gjetur 4 paketime të dyshuara me Eksploziv. Më pas është kontrolluar edhe një shtëpi e pa banuar në fshatin Çerakovc të Kamenicës ku janë gjetur në një kofe të plastikes 3 paketime të dyshuar me substancë narkotike të llojit Heroinë, të cilat janë fotografuar dhe sekuestruar”, ka bërë të ditur Ismet Hashani, zëdhënës rajonal i policisë në Gjilan, raporton gazeta Tribuna.
Pas kthimit në Stacion Policor është bërë matja e substancës narkotike me peshore zyrtare e cila ka peshuar 1 kg e 370 gr, e cila ka rezultuar pozitiv në substancë narkotike të llojit Heroinë.
Në vazhdën e hetimit të këtij rast më pas është kontrolluar në Gjilan edhe banesa e të dyshimtit në lagjen ‘Iliria’, ku gjatë kontrollimit është gjetur dhe sekuestruar një peshore digjitale si dhe janë gjetur 400 euro.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari E. L. (1966) është ndalur në mbajtje për 48 orë.
Dëshmitë e Konfiskuar lidhur me rastin:
• 1589.4 gram ( Një mijë e pesëqind e tetëdhjetë e nëntë pikë katër gram ) substance e dyshuar Heroinë
• 1829.1 gram (Një mijë e tetëqind e njëzete nëntë pikë një gram) Eksploziv
• 400 € (Katërqind euro )
• 2 (Dy telefona celular )
• 1 (Një)Peshore digjitale si dhe
• Vetura e Tipit Jeta me targa KS.