Pjesëtari i policisë së Kosovës u vra nga pakujdesia, arrestohet një 31 vjeçar

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth vdekjes së pjesëtarit të policisë. Nga organet e hetuesisë thonë se ky rast po cilësohet si ‘Vrasje nga Pakujdesia”. Për këtë rast është arrestuar një 31-vjeçar.

Hetime janë duke u zhvilluar.

Loading...

“Mbrëmë rreth orës 21:00, policia ka marrë informacionin se në fshatin Penuh të Podujevës, nga arma e zjarrit është plagosur një person. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes, ku kanë hasur viktimën”, deklarojnë nga policia.
Sipas këtyre të fundit viktima është  H. Zh , 58 vjeç, mashkull.

“… shtetas Kosovar, (zyrtar policor), i cili nuk ka mundur t’i përballojë, plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekja e viktimës është konstatuar nga stafi mjekësor në QKUK”

Lidhur me këtë rast nga njësitet policore është arrestuar një person i dyshuar.

“* T. Zh , 31 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, i cili me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërkohë që hetuesit policor, janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili është cilësuar si Vrasje nga pakujdesia”.