Më pistoletën në kokë, nxënësi kërcënon mësuesen: Më hiq mungesën se të vrava (Video)

Një mësuese ka kaluar një situatë mjaft të sikletshme në jetën e saj, kur një nxënës e ka kërcënuar me një pistoletë në kokë. Ky i fundit kërkonte që mësuesja t’i hiqte patjetër një mungesë nga regjistri.

Loading...

Imazhet shokuese që janë filmuar në shkollën e mesme Edéard-Branly të Créteil në Francë, më datë 18 tetor, kanë ngjallur debat në rrjetet sociale.

Mësuesja shihet shumë e frikësuar dhe shikon në ekranin e kompjuterit për pak çaste para se të shikojë të riun.

Videoja është regjistruar nga një mik i nxënësit.

Policia ka nisur hetimin ndërsa është arrestuar si djali që i drejton mësueses pistoletën ashtu dhe djali tjetër që regjistroi videon.