Pirlo emëron pesë skuadrat favorite për të fituar Ligën e Kampionëve

Andrea Pirlo është një nga emrat më të mëdhenj në botën e futbollit dhe kështu çdo opinion i tij duhet marrë seriozisht.

Loading...

Së fundmi italiani është pyetur për skuadrat favorite që mund të fitojnë Ligën e Kampionëve për sezonin 2018/19.

Ikona e shumë klubeve të mëdha ka befasuar duke mos i futur në grupin e favoritëve kampionët aktual, Real Madridin.

Andrea Pirlo gjatë një ndeshje miqësore (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

“Juvenusi së bashku me Liverpoolin, Barcelonën, Manchester Cityn dhe Bayern Munichun”, ka thënë Pirlo për Sky Sport Italia i pyetur për skuadrat favorite për titull.

“Pak a shumë këto janë skuadrat. Edhe pse kampionati është gjë në vete, Juventusi ka treguar se është një apo dy hapa mbi të tjerët”.

39-vjeçari aktualisht është pensionuar, ndërsa skuadra e tij e fundit ishte ne MLS, New York City.

Ai në të kaluarën ishte edhe pjesë e Interit, Milanit, Juventusit, por edhe Regginas dhe Brescias. /Telegrafi/