Pirlo: 5 klubet favorite për të fituar Championsin. Ja befasia e madhe mungon…

Ish-kampioni i botës me Italinë, Andrea Pirlo ka dhënë mendimin e tij për skuadrat favorite në Champions League.

Loading...

Befasi në përzgjedhjen e Pirlos është mungesa e Real Madridit, kampionëve në fuqi të kësaj gare, shkruan tabloidi britanik “metro”, raporton SYRI.net.

Pas largimit të Ronaldos, “Los Blancos” momentalisht po kalojnë një krizë të madhe në rezultate e cila solli edhe shkarkimin e trajnerit Lopetegui.

“Juvenusi së bashku me Liverpoolin, Barcelonën, Manchester Cityn dhe Bayern Munichun”, ka thënë Pirlo për Sky Sport Italia i pyetur për skuadrat favorite në Champions League

39-vjeçari në vitin 2017 mbylli karrierën e tij në futbollin aktiv.