Pique: Sa më i vjetër po bëhem, aq më i mirë jam

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka dhënë një deklaratë mjaft interesante, duke thënë se sa më i vjetër që po bëhet, aq më i mirë ai është.

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka thënë se ai është duke u bërë më i mirë edhe pse mosha është duke kaluar.

“Unë do të pensionohem te Barcelona. Unë nuk e di kur – sa më i vjetër që jam, aq më i mirë po bëhem”.

“Jam i bindur për këtë gjë. Unë nuk mund ta shoh vetën time me ndonjë fanellë tjetër. Nëse e shoh që gjërat nuk po shkojnë mirë, atëherë unë menjëherë do të pensionohem”.

“Unë nuk e shoh sportin me diçka tjetër përpos Barcelonës”, përfundoi Pique deklaratën e tij për të përditshmen spanjolle, Marca.