Pesë shqiptarë të plagosur me armë

Si pasojë e përplasjeve me armë zjarri mes dy familjeve, kanë mbetur  5 shqiptarë të plagosur në Kumanovë të Maqedonisë.

Loading...

Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Tode Mendoll”, ndërsa në konflikt janë përfshirë dy familjet shqiptare Latifi dhe Maksuti.

Mësohet se F. L., 61 vjeç dhe V. L., 48 vjeç kanë qëlluar me armë në drejtim të V. M.,  XH. M., R. M., dhe M.  M., të cilët janë plagosur dhe dërguar për mjekim në spital.

Një nga të plagosurit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar në spitalin e Shkupit për trajtim më të specializuar.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarje, por forca policie vijojnë hetimet.