A keni përjetuar kohët e fundit humbje drastike të peshës? Urime për punën tuaj të vështirë! Sidoqoftë, humbja e menjëhershme e peshës mund t’ju çojë në një lëkurë  të rënë dhe që në pamje nuk duket bukur. Keni punuar shumë për u dobësuar dhe nuk duhet të hiqni dorë tani. Hidhini një sy disa metodave natyrale për të “luftuar” këtë problem të lëkurës:

1. Pastrim me kripë deti: Sipas “Healthy and natyral world” përdorimi i rregullt i kripës së detit për pastrimin e lëkurës mund të jetë i dobishëm për këtë lloj problemi. Ajo punon për të nxitur rritjen e qarkullimit të gjakut dhe qarkullimin më të mirë. Nga ana tjetër, lëkura juaj do të ndihet më e fortë.

2. Pini ujë: Hidratimi është çelësi për një shëndet të mirë në përgjithësi dhe veçanërisht për lëkurën tuaj.  “Livestrong” paralajmëron se mbajtja e trupit tuaj të hidratuar do të zvogëlojë zhvillimin e rrudhave dhe do të promovojë bonifikimin e saj.

Limitoni ekspozimin në diell: “All womens talk” na kujton se qëndrimi në diell për shumë kohë është një lajm i keq për lëkurën tuaj. Nëse jeni duke luftuar tashmë me lëkurën e rënë nëse e ekspozoni në diell do të jetë akoma më keq. Ai do të prishë lëkurën tuaj dhe do të çojë në më shumë rrudha dhe do ta dëmtojë atë. Sigurohuni që të mbuloni lëkurën tuaj dhe të përdorni krem mbrojtës sa herë që jeni jashtë.

4. E bardhë vezës: Disa substanca të gjetura në të bardhët e vezëve ndihmojnë në forcimin e lëkurës së varur. “Top 10 Home Remedies” tregon se mund ta përdorni atë thjesht duke lyer lëkurën në vendin që është e varur dhe duke e mbajtur për 20 minuta. Më pas shpëlajeni.

Masazhojeni:Kush nuk e do një masazh relaksues? Jo vetëm që është mirë për shëndetin tuaj mendor, por mund të funksionojnë për të forcuar lëkurën, sepse rrit qarkullimin.