‘Përplasja Haradinaj-Thaçi, e pritshme’

Analisti politik, Imer Mushkolaj, i ftuar në “Fronatl Live” në T7, ka folur për zhvillimet e fundit në politikën kosovare, konkretisht për përplasjen që presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri, Ramush Haradinaj e patën sot në Drenicë. Mushkolaj thotë se një sjellje e tillë është e pritshme dhe vazhdim i përplasjeve të kaluara.

Loading...

“Janë të pritshmë përplasjet, ne e dim që Thaçi po insiston në korrigjimin e kufijve ndërsa Haradinaj po e kundërshton duke thënë se kjo gjë çon në luftë dhe konflikt”, tha Mushkolaj.

Ai tha se dy krerët shtetërorë kanë pas edhe më herët qëndrime të kundërta dhe situata e sotme është vazhdim i përplasjeve “ku duket se i kan pas edhe në Nju Jork”, tha Mushkolaj.

“Haradinaj ka pas përplasje edhe më herët me Thaçin, si në rastin ku Haradinaj flet për numër shumë më të madh të veteranëve se sa Thaçi”, tha ai.