Përmbytje që nuk mbahen mend në Serbinë perëndimore (Video)

Shi i fuqishëm i shoqëruar edhe me breshër ra pasditen e sotme në Uzice të Serbisë, nga ku u publikuan pamje të pabesueshme të rrugëve të përmmbytura.

Loading...

Një nga pamjet tregon se rruga Omladinska në qendër të qytetit është shndërruar në një lumë dhe makinat mezi po qarkullojnë.

Përdoruesit e rrjeteve social deklarojnë se gjendje e njëjtë është edhe në pjesët tjera të Uzice.

Meteorologët  paralajmërojnë për fatkeqësitë e mundshme dhe në të gjithë Serbinë, dhe paralajmërimi vlen deri të premten.

Ditët e kaluar në të gjithë Serbinë mbretëroi mot shumë i ngrohtë me temperatura deri në 35 gradë.