Përmbyset autobusi me nxënës shqiptar

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar në Qafë-Thanë, ku një autobus me nxënës është përmbysur dhe ka rënë pranë një greminë.

Loading...

Nga raportimet e para bëhet e ditur se kanë mbetur të lënduar disa prej nxënësve, por deri më tani nuk flitet për pasoja në jetë.

Telefonata në polici për ngjarjen është bërë nga një nxënës.

Aksidenti ndodhi në aksin Pogradec-Përrenjas, ndërsa paraprakisht raportohet se një ambulancë është nisur drejt vendit të ngjarjes, ndërsa forcat e policisë kanë nisur hetimet për të mësuar shkaqet e këtij aksidenti.