Përmbyllet Epopeja e UÇK-së me koncertin festiv “Nata e Zjarrëve”

Në Sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj është mbajtur koncerti festiv i cili shënon përmbylljen e Epopesë së UÇK-së për këtë vit. Po më këtë koncert njëherit përmbyllen të gjitha aktivitetet që shënojnë datat historike 5, 6, dhe 7 Marsi që janë ditët të përkujtimit të sakrificës siblimet të familjes Jashari dhe rënien e Komandantit të UÇK -së Adem Jashari që pikërisht para 17 vitesh u flijuan për lirinë e Kosovës. Në këtë  koncert fetiv  të Epopesë së UÇK-së që ndryshe njihet edhe si “Nata e Zjarreve”  kanë përformuar shumë emra të njohur të estradës sonë muzikore si:  këngëtarja e mirënjohur Leonora Jakupi, Sala Jashari, Rovena Stefa, Ansamabli i kënfgëve dhe valleve “Shota”, Qazim Beka, Motrat Kransiqi, Behxhet Korpuzi dhe shumë artist tjerë që me këngët e tyre dhe prezencën e tyre e nderuan veprën sublime të familjes  Jashari dhe rënien e Komandatit Legjendar Adem Jashari. Në këtë koncert që u  mbajt në Sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj prezent ishte edhe përfaqësuesi i familjes Jashari z. Rifat Jashari e gjithashtu prezent ishin edhe përfaqësues të Komunës së Skenderajt dhe shumë  personalitete tjera të skenës politike. Për ta ndjekur këtë koncert festiv ishin mijëra qytetarë nga e gjithë Kosova dhe trojet shqiptare./drenicapress/

Loading...

pizap.com14257551206021