Pas konfirmimit se serbët nuk do të marrin pjesë në kishën Ortodokse në Gjakovë për të kryer ritet e tyre, protesta në këtë qytet ka përfunduar e qetë, raporton Gazeta Blic.

Në mënyrë simbolike, ata (protestuesit në Gjakovë) i kanë vendosur pankartat e tyre në dyert e kishës për të vazhduar me një marsh deri në parkun e qytetit ku edhe do të përfundojë protesta.