Përfundon ndeshja Ferizaji-Drenica

Java e tetë e Superligës së Kosovës në futboll ka startuar me duelin Ferizaji-Drenica.

Loading...

Drenica është mposhtur nga Ferizaji me rezultta 2-0.

Pjesa e parë është mbyllur pa gola, edhe pse rastet të mira kishin dyja ekipet.

Drenica ishte me fat që nuk pësoi gol në këtë pjesëlojë, pas dy shtyllave të goditura të Ferizajit, por edhe drenicasit shënuan 3 gola por sipas referit anësor ishin që të gjithë jashtë loje.

Ferizaji ishte më i mirë në pjesën e dytë ku dhe shënoi dy gola.

Për 1-0 ka shënuar ish-lojtari i Drenicës, Genc Hamiti në minutën e 66-të.

Në shenjë respekti për ish-skuadrën, Hamiti nuk e ka festuar golin e shënuar!

Për 2-0 ka shënuar Dren Gashi në minutën e 87-të.

Pas 8 xhirove të zhvilluara Drenica ka grumbulluar 12 pikë, kurse Ferizaji ka 7 pikë./Drenicapress.info