Përfundon asfaltimi edhe i kësaj rruge në Drenicë (FOTO)

Përfundon projekti dy vjeqar për asfaltimin e rrugës në fshatin Shtuticë-Dashec, që lidh dy fshatra, fshatin Shtuticë të Komunës së Drenasit dhe fshatin Dashec të Komunës së Skenderajt.

Loading...

Ky projekt ishte prioritet në listën e investimeve kapitale për Komunën e Drenasit dhe ka një gjatësi prej 3920 metra, ndërsa gjerësi prej 5.5 metra.

Projekti është zhvilluar konform kushteve dhe normave të kontratës dhe është bashkëfinancim në mes Komunës së Drenasit dhe Ministrisë së Infrastrukturës.