Përfaqësuesja e Kosovës do të pasurohet edhe me një super lojtar

Mbrojtësi kosovarë që luan për ekipin e ‘NK Triglav Kranj’ të Sllovenisë, Veron Shala, po i bashkohet kombëtares së të rinjve të Kosovës , pasi ka pranuar ftesën nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Loading...

I kontaktuar nga “Kosova Post”, Shala ka pohuar se ka pranuar ftesën për të qenë pjesë e futbollit kosovar, duke thënë se është plotësisht i gatshëm për të luajtur në kombëtaren e Kosovës, përcjell lajmi.net.

“Me ftesën isha pak i befasuar dhe nuk mendova ta refuzoja atë. Të them të drejtën nuk e prisja një ftesë të tillë, por dua të the që jamë shumë i nderuar dhe shumë i lumtur më këtë ofertë dhe do të vazhdoj të punoj shumë në mënyrë që t’i sjell fitore ekipit të Kosovës dhe mos ta zhgënjej askënd”, tha Shala.

Më tutje Shala shtoi se kjo ftesë ka një rëndësi të veçantë për vetë faktin se tashmë do të luaj në vendin ku kanë lindur prindërit e tij.

“Ftesa për ekipin kombëtar të Kosovës do të thotë shumë për mua, pasi unë mund të luaj për vendin ku kanë lindur prindërit e mi dhe jam shumë i lumtur që do ta kem mundësin ta përfaqësoj kombëtaren e Kosovës”, u shpreh Shala .

Ndërkaq për pjesëmarrjen e tij në kombëtaren kosovare kanë shkruar shumë gazeta sllovene të cilët kanë njoftuar se 20 vjeçari Veron Shala, me prejardhje nga Kosova përkatësisht nga qyteti i Suharekës, ka pranuar të bëhet pjesë e kësaj kombëtareje.

Ndryshe Veron Shala është nipi i lojtarit dhe trajnerit më të njohur në Slloveni Agron Shala, i cili për shumë vite ka luajtur për disa ekipe sllovene, ndërsa tani ai është njëri prej trajnerëve më të suksesshëm.