Përçarjet e mëdha në Degën e PDK-së në Skenderaj

Në hapje të fushatës për zgjedhjet e brendshme kryetari i PDK-së Kadri Veseli dhe ai i Degës së PDK-së në Skenderaj Sami Lushtaku u kanë bërë thirrje të gjithë atyre që duan “ta provojnë veten” të hyjnë në garë.

Loading...

Shtatë (7) asamblistët e përjashtuar nga PDK-ja në janarin e këtij viti, si dhe deputeti Bekim Haxhiu nuk merrnin pjesë, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Ndonëse kanë vendimet në xhep, shtatë asamblistë të PDK-së në Kuvendin e Skenderajt, të përjashtuar me një vendim të Kryesisë së Degës së PDK-së më 23 janar 2018, edhe më tutje e konsiderojnë veten pjesë të PDK-së.

Disa prej tyre madje i kanë kërkuar Kadri Veselit që të ndërmarrë masa ndaj atyre, siç thonë, “e kanë privatizuar partinë për interesa personale, klanore e grupore, për t’u pasuruar dhe kanë shndërruar në biznes personal”.

Por, asnjëri prej tyre nuk është parë fare në hapje të fushatës për zgjedhjet e brendshme në PDK, në të cilën kryetari i PDK-së, Kadri Veseli dhe ai i Degës së PDK në Skenderaj, Sami Lushtaku, u kanë bërë thirrje të gjithë atyre që duan “ta provojnë veten” që të hyjnë në garë.

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli tha se “ata që nuk kanë ardhur në konventë mund ta dëmtojnë PDK-në”, por ka siguruar se adresa e vetme për zhvillimin e Skenderajt është zyra e PDK-së në këtë Komunë.