Një aktivit i PDK-së ka njoftuar redaksinë e Gazetës Express, se sot dega e kësaj partie në Podujevë e ka shkarkuar nga pozita e kryetarit të Grupit Parlamentar, Rafet Llapashticën – i cili është baxhanak i Kadri Veselit.

Llapashtica duket se është në krahun e gardës së vjetër në PDK, ndërsa garda e re ka votuar për shkarkimin e tij.

“Fatmir Rudari, Florete Zejnullahu, Arber Blaku, Endrita Murati dhe Bashkim Syla”, janë asmblistët që kanë votuar për shkarkimin e Llapashticës.

PDK aktualisht është në procesin e zgjedhjeve të brendshme. Vështirësi brenda këtij procesi janë regjistruar në disa degë të kësaj partie në Kosovë.