Një numër i madh i shqiptarëve nga Lugina e Preshevës, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, kanë aplikuar për të marrë shtetësinë e Republikës së Kosovës, njofton agjencia e lajmeve në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, INA.

Sipas kësaj agjencie, shumë prej këtyre shqiptarëve, nuk kanë ndonjë trajtim më të veçantë nga kinezët, amerikanët apo gjermanët.

“Përpos procedurave të stërmundimshme, shqiptarët detyrohen që të hyjnë edhe në testin e gjuhës shqipe për ta marrë shtetësinë. Skandali është se shqiptarët duhet të dëshmojnë se njohin gjuhën e tyre të nënës. Është absurde se për një lejeqëndrim shqiptarët e Luginës, Shqipërisë dhe Maqedonisë, sikur edhe kinezët apo gjermanët duhet të dorëzojnë një listë dokumentesh.”, thuhet nga kjo agjenci.

Tutje kanë shtuar se besohet që ligji është kopjuar apo përshkruar nga shtete tjera./Front Online/

No tags for this post.